BallinaLAJMEBOTATrump: Kina është armiqësore, po shqyrtoj një rritje masive të tarifave.

Trump: Kina është armiqësore, po shqyrtoj një rritje masive të tarifave.

“Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara.” Kështu ka shkruar presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke akuzuar Pekinin për “akte armiqësore”.

“Duhej të takohesha me Presidentin Xi pas dy javësh, në takimin e APEC-ut në Korenë e Jugut, por tani duket se nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë”, shkruan Trump në Truth.

“Kjo ishte një surprizë e plotë, jo vetëm për mua, por për të gjithë udhëheqësit e botës së lirë”, shtoi Trump, duke iu referuar një serie “letrash të dërguara” nga Pekini “drejt vendeve anembanë botës që kërcënojnë kontrollet e eksportit për çdo artikull të vetëm të prodhimit që përfshin metale të rralla dhe çdo gjë tjetër që mund të mendojnë”. “Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë. Do të bllokonte tregjet dhe do ta bënte jetën të vështirë për pothuajse çdo vend në botë, veçanërisht Kinën. Na kanë kontaktuar vende të tjera që janë jashtëzakonisht të zemëruara për këtë armiqësi të madhe tregtare, e cila doli nga askund”, shtoi presidenti amerikan. “Letrat”, vazhdoi ai, “ishin veçanërisht të papërshtatshme pasi u dërguan në një kohë kur, pas tre mijë vjetësh kaosi dhe luftimesh, do të ketë paqe në Lindjen e Mesme. Pyes veten nëse kjo kohë ishte një rastësi”. “Si president i Shteteve të Bashkuara, do ta kundërshtoj financiarisht veprimin e tyre”, paralajmëroi manjati.

Wall Street po bie, derisa Donald Trump kërcënon me një rritje të ndjeshme të tarifave kundër Kinës. Indeksi Industrial Doë Jones ka rënë me 1.15% në 45,836.44 pikë, Nasdaq ka rënë me 2.42% në 22,475.65, dhe S&P 500 ka rënë me 1.64% në 6,629.99.

Tregjet evropiane të aksioneve u mbyllën me rënie pas tregtimit në pasiguri për pjesën më të madhe të seancës. Indekset u tërhoqën poshtë drejt fundit nga kërcënimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një rritje masive të tarifave kundër Kinës, gjë që fillimisht e çoi Wall Street në një rënie të papritur. Parisi, duke u përballur me krizën politike, humbi 1.53%, Frankfurti 1.5% dhe Londra 0.86%.

Lajme te lidhura

spot_img