BallinaLAJMEBOTAAdministrata e Trampit i quan "zona të luftës" qytetet e kryesuara nga...

Administrata e Trampit i quan “zona të luftës” qytetet e kryesuara nga demokratët

Administrata e presdientit amerikan, Donald Tramp e shpalli Çikagon “zonë lufte” në mënyrë që të mund të dërgojë ushtarë atje, përderisa pjesëtarët e Gardës nacionale të Kalifornisë janë sistemuar në Portland, Oregon, edhe një qytet i kryesuar nga demokratët, edhe përkun dër bllokadave të gjykatave.

“Ajo është zonë lufte. Qyteti i tij është zonë lufte, ndërkaq ai gënjen në mënrë që kriminelët të hyjnë dhe t’i shkatërrojnë jetët e njerëzve”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Kristi Noem për “Foks njus sandej”, duke folur për prefektin e Çikagos, Brendon Xhonson, i cili i dënoi “masat jokushtetuese”.

Noem pohpn se bandat, kartelet dhe të tjera “porganizata të njohura terroriste” u ofrojnë shpërblime demonstruesve për t’u përballur me agjentët e Shërbimit amerikan për emigracion dhe doana (ICE).

Tramp të shtunën nënshkroi urdhër për dërgimin e 300 pjesëtarëve të Gardës nacionale në Çikago për “mbrojtje të agjentëve federalë dhe pronës”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Demokratët e kritikuan këtë vendim, duke e përfshirë edhe Dik Darbin, senator nga Ilinois, shtet ku Çikagoja është qyteti më i madh. Ai beson se presidenti republikan nuk dëshiron të luftojë kundër krimit, por po “përhapë frikë”.

“Ata janë ata të cilët e shndërruan këtë qytet në zonë lufte”, deklaroi guvernatori demokrat i Ilinois, XH.B. Pricker për Si-En-En të dielën, duke i përshkruar bastisjet dhe duke iu bërë thirrje ushtarëve të tërhiqen.

Guvenrantori në kumtesë, vendimin e Shtëpisë së Bardhë e quajti “invazion të Trampit”.

“Nuk ka asnjë arsye të dërgohen ushtarë në Ilinois apo në cilin do shtet tjetër pa njohuri, pëlqim dhe bashkëpunim të autoriteteve lokale”, shtohet në tekst.

Anketa e Si-Bi-Es e publikuar të dielën tregon se 58 për qind e amerikkanëve janë kundër dërgimit të Gardës nacionale në qytetet amerikane.

Tramp tashmë dërgoi ushtarë në Los Angjelos, Uashington dhe Memfis në muajt e fundit, çdo herë me kundërshtim nga autorittet lokale.

Vendimi i tillë i Trampit përkohësisht është bllokuar nga dy vendime të gjykatave. Gjykatësja federale, Karin XH. Imergut theksoi në aktvendimin e parë se “nuk ka pasur kryengritje apo kanosje për sigurinë nacionale” në qytet.

Guvernatorja e oregonit, Tina Kotek të dielën kumtoi se një kontigjent prej 101 pjesëtarëve të Gardës nacionale nga Kalifornia është sistemuar në shtetin e saj edhe përkundër aktvendimit, duke e detyruar gjykatën të japë aktvendim të dytë për ndalim të sistemimit të trupave nga Kalifornia në Portland.

Lajme te lidhura

spot_img