Sipas informacioneve të fundit nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM), trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht dhe pa pengesa të dukshme. Megjithatë, në disa segmente rrugore është raportuar prani lagështie, çka kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është vlerësuar si mesatar, ndërsa në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk janë evidentuar vonesa të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM apelon për vozitje të kujdesshme, duke rekomanduar:
Përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet në rrugë,
Respektimin e sinjalistikës rrugore,
Kujdes të shtuar në rrugët që kalojnë nëpër lugina, afër lumenjve apo gryka, për shkak të mundësisë së rrëshqitjes së dheut.
Veçanërisht të rrezikuara nga këto kushte janë seksionet rrugore:
Katllanovë – Veles,
Mavrovë – Dibër – Strugë,
Vinicë – Berovë,
Koçan – Delçevë.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të informohen rregullisht mbi gjendjen në rrugë përpara nisjes së udhëtimit dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve përkatëse.



