Ministrat e Financave të G7 njoftuan sot se do të ndërmarrin hapa të përbashkët për të rritur presionin ndaj Rusisë.
Duke targetuar ata që vazhdojnë të rrisin blerjet e naftës ruse, si dhe ata që lehtësojnë anashkalimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
Ministrat e Financave të G7 thanë gjithashtu se kanë rënë dakord për rëndësinë e masave tregtare, përfshirë tarifat dhe ndalimet e importit dhe eksportit, në përpjekjet për të ulur të ardhurat ruse për shkak të invazionit të Ukrainës.
Deklarata e përbashkët e ministrave të Financave të G7 vijoi pas takimit virtual.



