Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6,9 ballë sipas Rihterit në Filipine është rritur në 72, informoi sot agjencia ndërkombëtare e mbrojtjes civile.
Numri i të lënduarve deri më tani është 294, shton agjencia.
Qeveria vazhdon të mobilizojë ekipet e shpëtimit dhe kërkimit. Autoritetet lokale sqaruan se tërmeti ishte i cekët.



