Trajneri i Barcelonës, Hans-Diter Flik, i ka shprehur përshtypjet e tij pas humbjes së mbrëmshme 2:1 nga PSZH-ja në xhiron e dytë të Ligës së kampionëve.
“PSZH-ja kanë shpejtësi dhe klas. Pasi e përmirësuan nivelin e tyre, e merituan fitoren. Kemi pasur shumë ndeshje në javët e fundit. I bindur jam 100 për qind se luajmë në nivelin e PSZH-së, por duhet ta bëjmë këtë gjatë 90 minutave. Tërë ekipi duhet të punojë me mund, të mbrohet, t’i shfrytëzojë gjasat, të marrë pjesë në posedimin…Të gjithë e pamë se në PSZH të gjithë e duan topin, dinë ta shfrytëzojnë hapësirën në fushë dhe dinë si të luajnë një në një. Duhet të mësojmë prej tyre”, deklaroi Flik për ueb faqen e UEFA-s.
PSZH-ja është në vendin e tretë në tabelë me gjashtë pikë, Barcelona e 16-ta me tre pikë.
Në xhiron e tretë, ekipi parisien do të luajë kundër Baer Leverkuzenit, ndërsa katalonasit do të ballafaqohen me Olimpiakosin. Të dy ndeshjet do të mbahen më 21 tetor.



