Presidenti amerikan Donald Tramp e ka shpallur lëvizjen e majtë, antifashiste “Antifa” për organizatë terroriste, pas vrasjes së aktivistit të djathtë politik, Çarli Kirk.
“Po ashtu, do të rekomandoj që ata që e financojnë lëvizjen ‘Antifa’ të hetohen plotësisht sipas standardeve dhe praktikave më të larta ligjore”, ka shkruar Tramp në rrjetin e tij social, Truth Social.
Shtëpia e Bardhë e publikoi ditëve të fundit qëllimin e saj për t’u përballur me “terrorizmin e majtë në vend”.
I dyshuari për vrasjen e Kirkut, Tajler Robinson u përshkrua si “vrasës nga e majta ekstreme” pasi e ka dënuar “urrejtjen”, për tëcilën ka thnë se Kirk e ka përhapur ndaj familjes dhe miqve të tij dhe ka shfrytëzuar municion me porosi të gdhendura antifashiste.
Robinson u akuzua me akuza, të cilat tërheqin dënim me vdekje.



