BallinaLAJMENë Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj me leje për qëndrim,...

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj me leje për qëndrim, 54 për qind janë për punë

Po zgjerohet gjeografia e shtetasve të huaj, të cilët vijnë në Shqipëri për shkak të punësimit, bashkimit familjar ose shkaqeve tjera, me ç’rast ata me prejardhje nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh, njoftoi Instituti për statistika – INSTANT.

“Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 për qind, krahasuar me vitin 2023. Prej tyre, pothuaj 12 mijë janë për shkak të punësimit. Në 61,9 për qind të të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 për qind. Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30 deri 39 vjeç”, njofton INSTANT.

Në vitin 2024, numri i të huajve me prejardhje nga Kosova ka qenë 4.592 banorë, që paraqet rritje prej 23,7 për qind, në krahasim me vitin 2023, ndërsa ata me prejardhje nga Italia janë 3.763 persona, që është rritje prej 11,5 për qind në krahasim me vitin 2023. Rritje të ndjeshme shënojnë edhe personat nga vendet aziatike dhe atë 20,1 për qind (4.545 persona), si dhe nga Amerika dhe Afrika prej 23,4 për qind (3.028 persona).

Punësimi është arsyeja kryesore dhe atë 54,3 për qind nga lejet për qëndrim, pas çka vijojnë bashkimi familjar me 24,5 për qind, arsye të tjera me 16,3 për qind, studime 4,0 për qind dhe qëllime humanitare 0,9 për qind.

Lajme te lidhura

spot_img