Të paktën 18 persona janë vrarë, ndërsa më shumë se 70 janë lënduar dje në dy sulme në Kolumbi, të cilat u përshkruhen fraksioneve të ndryshme disidente të ish grupit gueril FARK, njoftuan autoritetet.
Në Kali, qytetin e tretë më të banuar në vend, një kamion-bombë ka shpërthyer në afërsi të bazës ajrore kolumbiane. Në sulmin jetën e kanë humbur gjashtë persona, ndërsa 71 janë lënduar, kumtoi zyra e kryetarit të komunës.
Disa orë më herët, një helikopter “Blek Houk” UH-60 i Policisë kombëtare, i cili ka marrë pjesë në operacionin për shkatërrimin e të mbjellave të kokës, është rrëzuar në komunën Amalfi, në departamentin Antiokia, me ç’rast jetën e kanë humbur 12 policë.



