BallinaLAJMENuk do të ketë luftë qytetare në Serbi, porositë Vuçiqi

Nuk do të ketë luftë qytetare në Serbi, porositë Vuçiqi

Presidenti serb deklaroi se në Novi Sad janë 64 të lënduar, ithtarë të SNS-së dhe shtoi se “nuk do të ketë mëshirë për ata të cilët rrahin dhe kërcënojnë”. Aleksandar Vuçiq theksoi se “nuk do të ketë luftë qytetare” dhe bëri thirrje për bisedime.

Megjithatë, Vuçiq sërish nuk përmendi kurfarë sulmi të inicuar nga mbështetësit e SNS-së, të cilët mbrëmë gjuajtën me mjete të ndryshme piroteknike në drejtim të qytetarëve të coiltë protestonin para hapësirave të SNS-së në qytete të ndryshme të Serbisë. Në inserte të publikuara në rrjetet sociale dhe televizionet lokale nga Novi Sadi, mund të shihen burra të maskuar të cilët mbajnë shufra dhe i godasin qytetarët.

Vuçiq tha se janë lënduar 16 policë, prej të cilëve dy më rëndë.

“Sonte është natë e rëndë për qytetarët e Serbisë… Përjetuam se disa mendonin se literalisht mund të vrasin njerlz dhe se do t’u lejohet tabëjnëa të. Nuk do t’u lejohet, do të ndëshkohen ashpër, do të sanksionohemn fuqishëm dhe ashpër. Do ta parandalojmë çdo dëshirë të tyre të na çojë drejt konflikteve qytetare dhe ta rezikojnë sigurinë dhe qetësinë e vendit tonë”, tha Vuçiq në konferencë të mbajtur rreth mesnate në selinë e MPB-së në Beograd.

Gjatë natës së kaluar mijëra njerëzprotestuan në qytete të ndryshme të Serbisë, përfshirë edhe Beoggradin, ku policia prëdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë grupet e demonstruesve antiqeveritarë. Tani për tani nuk ka raportime për demonstrues të lënduar.

Protestat dje u organizuan si përgjigje ndaj incidenteve të së martës mbrëma në Vërbas dhe në Baçka Pallankë, nga ku insertet tregojnë se mbështetësit e qeverisë dhe simpatizuesit e SNS-së hedhin gurë, shishe në drejtim të demonstruesve të cilët u përgjigjën me mjete të ndryshme.

Protestat kundër korrupsionit po e trazojnë Serbinë që nga 1 nëntori 2024, kur u rrënua një tendë betoni në stacioin hekurudhor në Novi Sad, dhe jetën e humbën 16 persona.

Lajme te lidhura

spot_img