BallinaLAJMEShqipëri: Situata me zjarret është ende e vështirë, janë shkrumbuar tërësisht gjashtë...

Shqipëri: Situata me zjarret është ende e vështirë, janë shkrumbuar tërësisht gjashtë fshatra të Gramshit

Situata me zjarret në Shqipri edhe më tej është serioze, sidomos në rajonin e Gramshit dhe Delvinë në jug të vendit, bëri të ditur ministri i Mbgrojtjes, Piro Vengu.

“Në këto dy zona, për momentin në luftën kundër flakëve të zjarrit operojnë pesë helikopterë, tre prej të cilëve helkopterë në Gramsh, ndërsa dy në Delvinë. Operacioni i madh për shuarje të zjarreve vazhdon pa ndërporerje gjatë gjithë natës që të kufuzohet perimetri i flakëve në afërsi të zonave të banuara dhe parqeve nacionale nëpër gjithl Shqipërinë”, shkroi Vengu

Shtoi se “qindra pjesëtarë lokalë për raste emergjente dhe forcat e armatosura punojnë pa ndërprerje në zonat më të nxehta Fushë Arrës, Gramsh, Tepelen[, Dropull, Delvinë dhe Finiq”. Prej mbrëmë zjarr i madh tërbohet edhe në komunën e Bulqizës, në kufirin Shqipëri-RMV”, afër Dibrës.

Sipas dejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtje Civile, Haki Çako, rreth 10 mijë zjarrfikës, nëpunës policorë, pjesëtarë të ushtrisë, vullentarë janë kyçur në shuarjen e zjarrit në mbarë vendin.

Sipas raportimeve mediatike në rajonin e Gramshit, 6 fshatra janë djegur plotësisht, një është përfshirë nga flakët, ndërsa një tjetër është shumë afër dhe ekziston rreziku që edhe ai të përfshihet.

“Një natë e vështirë kaloi në qytetin e Delvinës, ku një zjarr i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale. Lufta kundër flakëve ishte heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse nga komunat jugore, ekipeve nga Tirana, forcave të ushtrisë dhe banorëve vendas, të cilët mundësuan shuarjen e zjarrit pranë qytetit”, raporton Top çenëll.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit në spital, pacientët u evakuuan gjatë natës dhe u vendosën në Kinemanë e qytetit, si dhe u vendosën bombola oksigjeni. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga pjesët e kërcënuara të qytetit, ndërsa burrat qëndruan dhe morën pjesë në lokalizimin e zjarrit.

Gjatë natës, për shkak të tymit dhe kushteve të krijuara nga flakët, 10 persona, përfshirë katër ushtarë, morën ndihmë mjekësore për mbytje në ambientet e Kinemasë, ku ndodhet përkohësisht shërbimi i urgjencës. 

Lajme te lidhura

spot_img