Dhjetë persona – pesë zjarrfikës dhe pesë punëtorë pyjorë e humbën jetën gjatë shuarjes së një zjarri të madh pyjor në rajonin Eskishehir në Turqinë perëndimore, kumtuan autoritetet lokale.
“Nëntë zjarre të mëdha kanë shpërthyer në Turqi në 24 orët e fundit, ndërsa zjarrfikësit dhe shërbimet e tjera të shpëtimit po luftojnë me të gjitha mjetet e disponueshme”, deklaroi dje ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë Ibrahim Xhumakli për gazetarët në Ankara.
Ai shtoi se 24 persona janë “të bllokuar në zjarr” në zjarrin e djeshëm dhe se zjarri nga Eskishehiri është përhapur në provincën fqinje Afjonkarahisar.
“Katërmbëdhjetë shpëtimtarë aktualisht janë në mjekim në disa spitale, kurse pesë pylltarë dhe pesë shpëtimtarë të tjerë kanë humbur jetën”, shtoi Xhumakli.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shprehu gjithashtu ngushëllime deri te familjet e viktimave.



