BallinaKulturëÇairi mikpret botën: Ansamble folklorike ndërkombëtare sjellin ngjyra, ritme dhe miqësi në...

Çairi mikpret botën: Ansamble folklorike ndërkombëtare sjellin ngjyra, ritme dhe miqësi në Festivalin “Skupi”

Në kuadër të edicionit të 19-të të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Skupi”, Komuna e Çairit mirëpriti përfaqësuesit e ansambleve nga Meksika, Turqia, Paraguaji, Sllovakia, Bullgaria, Kili, Qiproja Veriore dhe Maqedonia e Veriut. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e komunës, ku kryetari Visar Ganiu priti delegacionet kulturore me mikpritje të veçantë.

“Çairi është dhe do të mbetet një vatër e bashkëjetesës, ku kultura vlerësohet si pasuri dhe ura lidhëse mes popujve. Është kënaqësi të mirëpresim këngët dhe vallet që sjellin frymën dhe historinë e vendeve të ndryshme”, theksoi Ganiu gjatë fjalës së tij.

Përfaqësuesit e ansambleve ndanë entuziazmin për pjesëmarrjen dhe falënderuan për organizimin e ngrohtë dhe profesional. Takimi u përmbyll me ndarjen e certifikatave mirënjohjeje për çdo ansambël, si shenjë respekti për kontributin e tyre në pasurimin e mozaikut kulturor të qytetit.

“Çdo certifikatë që japim është më shumë se një falënderim – është një mesazh miqësie, respekti dhe vlerësimi për artin që bashkon”, u shpreh z. Ganiu.

Festivali “Skupi” ka fituar statusin e një ngjarjeje të rëndësishme kulturore ndërkombëtare, duke shndërruar Shkupin dhe Çairin në pika takimi të traditave folklorike nga e gjithë bota.

Lajme te lidhura

spot_img