BallinaLAJMEMPB shpalli konkurs për 150 policë

MPB shpalli konkurs për 150 policë

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur konkurs për pranimin e 150 nëpunës të uniformuar të policisë.

Policia i fton të gjithë të rinjtë anëtarë jopartiakë nën moshën 25 vjeçare burra dhe gra me gjatësi minimiale 170 dhe 160 centimetra, me arsim të mesëm të kryer dhe të cilëve nuk u është shqiptuar dënim, të paraqiten në shpalljen për të cilin vend pune do të paraprijë një proces intensiv njëvjeçar, trajnim dhe stërvitje.

“Të jesh polic është thirrje e jo porofesion i zakonshëm. Për këtë bahskohuni, pranoje këtë thirrje, bëhu poli. Nëse vendos që ta ndjekësh këtë thirrje, ta pranosh sfidën, të pret një proces intensiv njëvjeçar në edukim, trajnim dhe stërvitje”, njoftoi MPB-ja.

Sipas tyre, polivia është kyçe në shoqëri, sepse, siç thonë, ajo është garanci e sigurisë, mbrojtjes dhe sundimit të ligjit, gjë që është bazë për progres dhe prosperitet ekononik i shtetit dhe të gjithë qytetarëve në të. Bëjnë thirrje që të gjithë trimat, të ndershmit, solidarët dhe me moral të lartë, integritet dhe disiplinë të paraqiten në konkurs.

Lajme te lidhura

spot_img