Kryeministri Hristijan Mickoski tha se kthimi i TVSH-së në ekonomi është i rregullt dhe se nuk ka devijime të mëdha nga ajo që ka qenë praktikë në të kaluarën. Ai nuk ka informacione, siç tha, se pritet mbi tre muaj dhe i ftoi të gjithë ata që mendojnë se iu detyrohet, lirshëm të kontaktojnë.
“Nuk ka devijime të mëdha nga ajo që ka qenë praktikë në të kaluarën, tatimi mbi vlerën e shtuar kthehet rregullisht, por ndryshimi është se tani po kontrollohet me kujdes për të mos ndodhur sërish raste si ai i Kërmzovit dhe ngjashëm, që keqpërdorën dhe shfrytëzuan sistemin dhe i keqtrajtuan qytetarët”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas ngjarjes ku Drejtoria e Doganave publikoi rezultatet e arritura.
Në pyetjen se sipas ekonomisë, po pritet mbi tre muaj për pagesë ai është i bindur se absolutisht nuk ka dëgjuar për një informacion të tillë.
“Kam takime të rregullta me odat ekonomike dhe absolutisht nuk kam dëgjuar një informacion të tillë. Të gjithë ata që mendojnë se iu detyrohet lirisht mund të më kontaktojnë, të gjithë e kanë numrin tim të telefonit, dhe do të shohim nëse kjo është kështu”, theksoi kryeministri.



