BallinaLAJMEZgjedhjet lokale, Gashi: I shpallim në pjesën e parë të gushtit

Zgjedhjet lokale, Gashi: I shpallim në pjesën e parë të gushtit

Zgjedhjet lokale pritet të shpallen në pjesën e parë të muajit gusht. Këtë e konfirmon kryeparlamentari, Afrim Gashi. Sipas tij, Kuvendi do të respektojë afatet ligjore për shpalljen e zgjedhjeve.

“Zgjedhjet do t’i shpallim në pjesën e parë të gushtit. Ende nuk kemi konfirmuar datën e saktë. Sipas kodit zgjedhor, prej momentit të shpalljes së zgjedhjeve nuk duhet të kalojmë më shumë se 90 ditë dhe më pak se 70 ditë. Andaj zgjedhjet lokale do të mbahen në pjesën e dytë të tetorit dhe ne duhet të respektojmë afatet e parashikuara me ligj.”, – u shpreh kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Ndërkohë ende nuk dihen rregullat se si do të zhvillohet gara, pasi ndryshimet në kodin zgjedhor kanë ngecur në lexim të dytë. Liberal-demokratët midis tjerash kërkojnë të rregullohet çështja e listave të pavarura, pasi kushtetuesja shfuqizoi nene të ligjit që parashikojnë grumbullimin e 1% të nënshkrimeve nga trupi i përgjithshëm votues. Kryeparlamentari thotë se ende nuk ka dakordim definitiv nga partitë politike për ta vënë në rend dite këtë propozim-ligj.

Lajme te lidhura

spot_img