Kryeministri Edi Rama pritet të vizitojë nesër Vlorën, ndërsa në qytetin bregdetar kanë nisur “përgatitjet” për pritjen e tij. Bëhet me dije se në Vlorë ka nisur puna për pastrimin e zonave dhe lirimin e hapësirave publike të lëna porosi nga kryeministri.
Ditën e sotme, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka zbritur në terren bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu për për të zbatuar porositë e Ramës. Aksioni i tyre u përqendrua në Pyllin e Sodës, ku u zhvillua pastrimi i zonës. Dredha paralajmëroi nga atje masa të rrepta ndaj çdo individi apo subjekti që zapton hapësirat publike. Ai theksoi se për punonjësit e bashkisë nuk ka pushim, në mënyrë që të ketë një sezon turistik cilësor.
Gjatë vizitave të tij në Vlorë, Rama ka adresuar problematikat e qytetit, ndërsa ju ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t’ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



