Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se Izraeli është pajtuar me kushtet e një marrëveshje përfundimtare për armëpushim 60-ditor në Gazë, gjatë së cilës do të bëhen përpjekje për t’i dhënë fund luftës në enklavën palestineze.
“Izraeli ka rënë dakord me kushtet e nevojshme për armëpushim përfundimtar 60-ditor gjatë së cilës me të gjitha palët do të angazhohemi për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Trampi nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Katari dhe Egjipti të cilët kanë punuar shumë për të sjellë paqen, do ta dorëzojnë këtë propozim përfundimtar. Shpresoj në të mirë të Lindjes së Mesme që Hamasi ta pranojë këtë ofertë, sepse nuk do të jetë më mirë – mund të jetë vetëm më keq”, nënvizon presidenti amerikan.



