Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska dhe zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor Ane Lashkoska marrin pjesë në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit (FfD4) në Sevilje, e cila mbahet nën patronazhin e KB-së.
Siljanovska Davkova është planifikuar të mbajë një fjalim në seancën plenare të konferencës, si dhe të takohet me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez. Presidentja mori pjesë në pritjen zyrtare mbrëmë, të cilën për krerët e delegacioneve e organizuan Mbreti Spanjoll Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia.
Ndërkohë, Ministrja Dimitrieska Koçoska do të mbajë fjalim në Tryezën e rrumbullakët “Leveraging private business and finance”, ku do të flasë për shfrytëzimin e potencialit të sektorit privat dhe financave për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Qëllimi i takimit të lidershipit në Sevilje është gjetja e zgjidhjeve për të adresuar sfidat financiare në përmbushjen e Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe Axhendës 2030, reformimi i arkitekturës financiare ndërkombëtare dhe inkurajimi i investimeve nga sektori privat, thuhet në kumtesë.
Në konferencë, në të cilën marrin pjesë rreth pesëdhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, komuniteteve të biznesit dhe shoqërisë civile, pritet të miratohet një dokument të përbashkët, “Marrëveshja e Seviljes”.



