BallinaLAJMEMickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë hap kapitull të ri profesionalizmi në...

Mickoski: Ligji për përfaqësim të drejtë hap kapitull të ri profesionalizmi në sektorin publik

Kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë prezantimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë tha se me këtë ligj, hapet kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik si në nivelin lokal ashtu edhe atë shtetëror.

“Ky ligj ka qëllim të qartë, administrate të jetë servis i vërtetë I të gjithë qytetarëve të bazuara në dituri, integritet profesional sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Për dallim nga koha, kur libreza partiake ishte më e vlefshme se diploma dhe profesionalizmi, ne vendosim standard të ri, njohuri, integritet dhe meritë”, tha Mickoski.

Mickoski tha se ky ligj do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venecias për shkak se dëshirojnë të jetë me standardet më të larta dhe me vlerat evropiane.

Lajme te lidhura

spot_img