BallinaLAJMEMaqedoniApeli i pranoi ankesat e Prokurorisë dhe u përcaktoi paraburgim efektiv prej...

Apeli i pranoi ankesat e Prokurorisë dhe u përcaktoi paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorëve të Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje prej 30 ditëve ish drejtorit të Klinikës së Onkologjisë Nino Vasev dhe ish drejtorit organizativ Nehat Nuhi për rastin “Onkologjia”.

Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot u mbajt seancë publike pas ankesave për masën “arrest shtëpiak” për ish drejtorin e Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev për rastin “Onkologjia”. Prokuroria kërkon heqjen e arrestit shtëpiak dhe përcaktimin e paraburgimit efektiv, përderisa Vasevi kërkoi nga gjykata që të mbrohet nga liria.

Gjykata e Apelit, sot pasdite përmes një kumtese informoi se është pranuar ankesa e Prokurorisë dhe përcaktohet masa e paraburgimit.

“Duke vepruar sipas lëndës KSZh-595/25 të ngritur kundër të akuzuarit N.V. nga Sh., pas një seance publike të mbajtur më 20.06.2025, pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, kundër Vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup KSP.nr.339/25 të datës 23.05.2025, dhe të njëjtën e ndryshoi në atë mënyrë që masën e arrestit shtëpiak të caktuar ndaj të akuzuarit N.V. nga Sh., për shkak të ekzistimit të dyshimit se ai ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4, në lidhje me paragrafin 1, në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, veprën penale Mashtrim në shërbim nga neni 355 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe veprën penale Keqpërdorim në shërbim nga neni 354 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, ndërsa për shkak të ekzistimit së arsyeve për masën e paraburgimit të përcaktuar me dispozitën e nenit 165 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për Procedurën Penale dhe PËRCAKTON masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, informoi Gjykata e Apelit Shkup.

Në seancën publike në Apel pas ankesave për masën “arrest shtëpiak” për ish drejtorin organizativ në Klinikën e Onkologjisë Nehat Nuhi për rastin “Onkologjia”, prokuroria kërkoi heqjen e arrestit shtëpiak dhe përcaktimin e paraburgimit efektiv, për shkak të rrezikut nga arratisja, përderisa Nuhi para Gjykatës deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk do të arratiset.

Nga Gjykata e Apelit Shkup, përmes një kumtese pas mbledhjes informoi se është pranuar ankesa e Prokurorisë dhe përcaktohet masa paraburgim edhe për Nehat Nuhi.

“Duke vepruar sipas lëndës KSZh-594/25 të ngritur kundër të akuzuarit  N.N. nga Sh., pas një seance publike të mbajtur më 20.06.2025, pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, kundër Vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup KSP.nr.340/25 të datës 23.05.2025, dhe e ndryshoi atë në atë mënyrë që e hoqi masën e arrestit shtëpiak të caktuar ndaj të akuzuarit N.N. nga Sh., për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1, në lidhje me nenin 45, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, veprën penale Mashtrim në detyrë nga neni 355 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1, ë lidhje me nenin 45 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal dhe veprën penale Mashtrim në shërbim nga neni 354 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 24 të Kodit Penal, dhe për shkak të ekzistencës së arsyeve për masën e paraburgimit të përcaktuar me dispozitën e nenit 165 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për Procedurën Penale dhe PËRCAKTOI masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në kumtesën e Apelit..

Lajme te lidhura

spot_img