BallinaLAJMEMaqedoniMexhiti: Çair ti nuk pret ndryshimin. Ti je vetë ndryshimi!

Mexhiti: Çair ti nuk pret ndryshimin. Ti je vetë ndryshimi!

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në një postim në Facebook ka shkruar se Çairi nuk pret ndryshimin. Ti je vetë ndryshimi.Faleminderit, për zemrën tënde të madhe.

Mexhiti mes tjerash ka shkruar:

Dje Çairin e dëgjuam. Bashkëbiseduam. Bashkëndërtuam. Sepse qeverisja nuk bëhet në zyrë. Ajo bëhet në rrugë, në takime, sy më sy me njerëzit.

Dhe ajo që dëgjuam ishte e qartë: njerëzit nuk duan premtime, duan të veprojmë.

Dhe veprimi ka nisur.

Kështu, ne prezantuam planin për punësim, i cili kapë 40 milionë euro! Po, katërdhjetë milionë euro për të rinjtë që duan të ecin përpara, për nënat që duan të rikthehen në tregun e punës, për çdo qytetar që nuk kërkon asgjë më shumë, veç një mundësi të ndershme dhe të barabartë.

Janë 7.5 milionë euro më shumë se vjet. Kjo do të thotë më shumë mbështetje, më shumë hapësira për të gjithë ata që duan të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Vazhdojmë…

Lajme te lidhura

spot_img