Qeveria po punon pandërprerë në rritjen e efikasitetit të energjrtik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Për këtë qëllim, në 50 shkolla në të gjithë Maqedoninë gjatë verës do të vendosen sisteme fotovoltaike.
Me këtë investim do të kursehen mjete të shumta buxhetore, dhe këto para mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete ndihmëse digjitale për nxënësit.
Përmes investimit në burime të rinovueshme të energjisë, do të ulim kostot financiare, por do të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor.
Përmes arsimit cilësor të reformuar dhe përmes realizimit të projekteve, do të përmirësojmë sistemin arsimor.
Shteti është në rrugën e ndryshimeve.



