BallinaLAJMEBOTAIzraeli godet me mbi 50 avionë objektiva të rëndësishme në Iran

Izraeli godet me mbi 50 avionë objektiva të rëndësishme në Iran

Ushtria izraelite ka konfirmuar se ka kryer sulme ajrore në Iran gjatë natës, në ditën e gjashtë të ofensivës së saj të paprecedentë.

Sipas një deklarate zyrtare, mbi 50 avionë kanë marrë pjesë në këtë operacion, duke goditur një objekt për prodhimin e centrifugave për uranium në kryeqytetin iranian, Teheran, si dhe disa fabrika armësh në rajone të ndryshme të Iranit, raporton BBC.

“U goditën disa objekte për prodhimin e armëve, përfshirë edhe ato që prodhojnë materiale të papërpunuara dhe komponentë për ndërtimin e raketave sipërfaqe-sipërfaqe,” thuhet në njoftim.

Ky është një ndër zhvillimet më serioze në përshkallëzimin e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit, teksa pritet reagimi zyrtar nga Teherani.

Lajme te lidhura

spot_img