BallinaLAJMEMaqedoniSot festa e Kurban Bajramit

Sot festa e Kurban Bajramit

Besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, e cila njihet edhe si festa e sakrificës.

Mijëra besimtarë sot në mëngjes u mblodhën nëpër xhami për të falur namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë, krerët e Bashkësive fetare kanë përcjell mesazhe urimi.

Kurban Bajramin kurorëzohet me vizitën në Mekë – haxhi, që është kushti i pestë i Islamit. Në këtë ditë myslimanët e botës, në bazë të kushteve ekonomike, therin kurban (dele, dash, cjap, gjedhe, deve) që simbolizon sakrificën e njeriut ndaj Allahut. Një e treta e mishit të kurbanit, duhet t’u shpërndahet njerëzve në nevojë.

Kjo ditës festohet që nga periudha e profetit Ibrahim, i cili për nder të Allahut ai kishte vendosur që ta ther kurban të birin e tij të vetëm, Ismailin. Në momentin kur profeti Ibrahim nisi ta sakrifikojë të birin, një engjëll ia solli atij një dash. Dhe që nga ajo kohë myslimanët e botë therin kurban.

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.

Lajme te lidhura

spot_img