“Fëmijët ishin protagonistët e ditës së sotme – me buzëqeshje, ngjyra dhe emocione të pastërta që vetëm fëmijëria mund t’i dhurojë. Me shumë kënaqësi mora pjesë në ceremoninë e mini-maturës së kopshtit “Fidani”, ku 260 fëmijë përshëndetën këtë etapë të parë të jetës së tyre, për të nisur një kapitull të ri drejt dijes dhe shkollës.
Ngjarja u organizua me përkushtim nga drejtoresha znj. Gzime Bakiu dhe u zhvillua në hapësirat mikpritëse të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, në prani të rektorit Prof. Dr. Lütfi Sunar. I pranishëm ishte edhe ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, z. Fatmir Limani, si përkrahës i vazhdueshëm i edukimit parashkollor. Ceremonia mblodhi gjithashtu drejtues institucionesh, deputete dhe përfaqësues të ndryshëm publikë, të cilët ndanë këtë moment të veçantë me fëmijët dhe prindërit.
Si Komunë e Çairit, mbetemi të përkushtuar ta mbështesim çdo hap të fëmijëve tanë drejt një të ardhmeje më të mirë.”, njofton Ganiu



