BallinaLAJMEMaqedoniProkuroria thotë se ka nis veprimet për ndërtimet ilegale në Çair

Prokuroria thotë se ka nis veprimet për ndërtimet ilegale në Çair

Prokuroria Themelore Publike Shkup në një komunikatë të shkurtër ka informuar se po vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB-Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime për ndërtimet ilegale në Komunën e Çairit.

Në ndërkohë, kryetarja e Qytetit të Shkupit ka vazhduar me akuzat dhe video-filmimet lidhur me, siç thotë ajo, ndërtimet ilegale dhe falsifikimin e dokumenteve që, Qyteti i Shkupit ka dhënë mendim negativ, ndërkohë që kreu i Çairit i ka dërguar në Kadastër si “mendime pozitive”.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup po vepron sipas njoftimit të paraqitur nga SPB-Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra sipas të cilave tashmë po ndërmerren veprime për ndërtimet ilegale në Komunën e Çairit”, informojnë nga Prokuroria në lidhje me atë nëse prokurori publik deri më tani ka siguruar prova nga Komuna e Çairit në lidhje me pretendimet e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Lajme te lidhura

spot_img