Kryeministri Hristijan Mickoski e ka pranuar edhe zyrtarisht propozimin që Azir Aliu të jetë ministër i Shëndetësisë. Këtë e deklaroi sot, duke shtuar se e njeh Aliun dhe se pret bashkëpunim të mirë në Qeveri.
Arben Taravari, ish-ministër i Shëndetësisë dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni më 15 maj. Dorëheqja e tij erdhi pasi mosmarrëveshjeve që kishte me partnerët e koalicionit VLEN rreth kandidatëve për zgjedhjet lokale, pas çka Aleanca për Shqiptarët e Taravarit i ndau rrugët me partitë e tjera të këtij koalicioni.
Ndërkaq, në mbeldhjen e 12 majit, partia e Taravarit vendosi që të largohet edhe nga qeveria. Taravari theksoi se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balansuesit”, duke theksuar se vazhdimisht është premtuar se do të sillet ligji për përfaqësimin adekuat, por nuk ka diçka konkrete.



