Ministria e Mbrojtjes njofton se janë të hapura regjistrimet për të rinjtë që duan të ndjekin studimet në shkollat e larta ushtarake dhe të ndërtojnë një karrierë profesionale në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Programet akademike të ofruara garantojnë formim të plotë profesional, përgatitje cilësore dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm në shërbimin ushtarak, brenda dhe jashtë vendit.
Aplikimet mund të bëhen deri më 17 korrik 2025 pranë Qendrës së Personel Rekrutimit. Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi kriteret dhe procedurën e aplikimit, klikoni këtu:
https://www.mod.gov.al/…/studente-brenda-jashte-vendit



