Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, sot në Prishtinë ka realizuar një takim me homologun e tij nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të, z.Latifi.
Së bashku me bashkëpunëtorët, në Prishtinë realizova një takim tejet të rëndësishëm me homologun tim nga KOSTT, u.d. Kryeshefin Ekzekutiv, z. Shaban Neziri.
NĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes ishte projekti strategjik pĂ«r ndĂ«rtimin e linjĂ«s interkonektive 400 kVTetovĂ« â Prizren, i cili synon tĂ« krijojĂ« njĂ« lidhje tĂ« fuqishme ndĂ«rmjet dy sistemeve energjetike tĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut dhe RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s. Kjo linjĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e planeve afatgjata pĂ«r zhvillimin e rrjetit, tĂ« harmonizuara me udhĂ«zimet e ENTSO-E.
Përfitimet nga ky projekt do të jenë të shumëfishta, përfshirë:
⹠Rritjen e kapaciteteve të ndërlidhjes ndërmjet dy vendeve;
⹠Përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit me energji;
⹠Krijimin e mundësive për tregti më efikase të energjisë në rajon;
⹠Mbështetjen e integrimit të burimeve të ripërtëritshme, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe objektivave afatgjata për energjinë e qëndrueshme.
Bashkërusht u dakorduam që në periudhën në vijim të rrisim bashkëpunimin teknik dhe institucional, për të mundësuar realizimin e suksesshëm të këtij projekti strategjik për të dy vendet tona dhe për stabilitetin energjetik të rajonit.
#MEPSO #KOSTT #sigurienergjetike #BashkëpunimRegjional #TetovoPrizren400kV



