BallinaLAJMEMaqedoniTaravari nesër pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit, enigmë dorëheqja...

Taravari nesër pritet të japë dorëheqje nga posti i ministrit, enigmë dorëheqja e Fetait!

Arben Taravari e ka shkruar dorëheqjen e tij, ndërsa nga ana tjetër Hristijan Mickoski ka gati planin që të  propozojë shkarkimin edhe të njërit edhe të tjetrit funksionarë nga Ash-ja në seancën e së martës para deputetëve në Kuvend. Me këtë edhe zyrtarisht do t’i thonë lamtumirë partnerit të mëparshëm të koalicionit, shkruan Tv24, përcjell gazeta Koha.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha për TV 24 se nesër do të dorëzojë dorëheqjen. Ai pret që zyrtarët e tij të mbetur të shkarkohen.

Taravari pretendon  se dorëheqjen e tij  do ta ndjekin të dy zëvendësministrat, por edhe zëvendëskryeministri Arben Fetai.

Për dallim nga Taravari, një zyrtar i lartë i VMRO-DPMNE-së pohon se Fetai mbetet në Qeveri.

Fetai si sot ashtu edhe dje ka përsëritur deklaratën që ka dhënë për Tv 24 se është ende herët për të marrë një vendim.

Kryeministri Mickoskis javën e ardhshme do të ulet në tryezë me partnerët e tij të koalicionit, pasi ka marrë autorizimin nga kolegët e tij partiakë për propozim të emrave për ministra të rinj.

Siç raportoi dje TV 24, postet ministrore të Taravarit mbeten në VLEN.

Bilal Kassami pasi doli me njoftimin për riorganizim ministrish, sot ai bëri një hap prapa duke thënë se postet e njëjta mbesin në VLEN.

Lajme te lidhura

spot_img