Duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të VLEN-it për transfere të deputetëve nga Fronti Europian në qeveri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti në emisionin ZOOM në TVM2 kategorikisht mohoi se do të ndodhë një gjë e tillë. Sipas tij, këtë retorikë VLEN e përdorë që nga formimi i kësaj qeverie, por siç tha jemi dëshmitarë se deputetët e Frontit Europian po i qëndrojnë stoik këtij koalicioni.
“Të thënat e VLEN-it ngga fillimi i qeverisë janë se fillojmë me 14 mandate dhe tani do të ketë vërshim të deputetëve nga Fronti Eruopian në qeveri. Do vijnë 3 deputetë, 4 depçutetë. Kjo shumicë aprlamentare do të rritet, do kalojë 80 deputetë dhe tani thuajse po bëhen një vit, e shohim se asgjë nga kjo nuk ndodh.”, theksoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti, i cili tha se këto deklarata VLEN i jep për të motivuar rrejshëm anëtarësinë e saj.
“Asnjë deputet nuk iu bashkua pjesës së qeverisë, nuk u bë pjesë e ekzekutivit dhe të njejtat i kanë edhe në këtë moment. Mendoj që e kanë për qëllime të veta, ndoshta për të qetësuar apo për të dhënë një shpresë të rrejshme te aktivi i vet se nuk është duke ndodh asgjë, se gjithçka është relative, por gjatë periudhës që vijon, brenda ditëve, javëve do të shihni se asgjë nga ajo që proklamojnë nuk është e vërtetë”, theksoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti.



