BallinaLAJMEMaqedoniLatifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit...

Latifi: Çdo takim me BDI-në është shkelje flagrante e vullnetit të popullit për ndryshim

“Çdo takim me udhëheqësit e BDI-së paraqet më së paku shkelje flagrante të vullnetit popullor për ndryshim që rezultoi me 107 mijë vota të pastra shqiptare,” shkruan Latifi, duke kujtuar mobilizimin popullor që, sipas tij, e dërgoi BDI-në në opozitë pas 22 vitesh qeverisje.

Ai thekson se motivimi për ndryshim lindi nga premtimi për një qeverisje me frymë të re, politikë të ndershme dhe një brez politikanësh që e mbajnë fjalën. Sipas Latifit, çdo marrëveshje për bashkëpunim me BDI-në është një “devijim i skajshëm” nga këto ideale.

Në fund, ai përkujton se pesë subjektet politike – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Aleanca për Shqiptarët dhe Vetëvendosje – u bashkuan një vit më parë pikërisht për ta sjellë këtë ndryshim, ndaj çdo hap në drejtim të kundërt bie ndesh me vullnetin e qytetarëve./

Lajme te lidhura

spot_img