“LSDM-ja dhe lideri Venko Filipçe me ditë të tëra refuzojnë të përgjigjen për dyshimet se posedojnë “vizë të artë” për Dubain. Kur i kemi pyetur së fundmi nëse në shembullin e Zoran Zaevit dhe “kujdestarit të karriges presidenciale” të tij, Filipçe ka investuar miliona euro për të marrë një dokument ekskluziv që garanton privilegjet e qëndrimit dhe biznesit, nuk ka pasur përgjigje”thonë nga VMRO-DPMNE.
Tutje ata thonë se duke pasur parasysh se Filipçe ka qenë ministër i Shëndetësisë gjatë krizës më të madhe globale – pandemisë së Covid-it, VMRO ngre dyshime se a ka nxjerrë ai përfitime personale financiare nga kriza dhe ka marrë një “vizë të artë” përmes fondeve të marra gjatë asaj periudhe? Ndërkaq ata thonë se nga LSDM në vend të heshtjes, kërkojnë përgjigje të qarta dhe konkrete për opinionin, duke shtuar se e kanë për obligim që të shpjegojnë nëse dhe si Filipçe e ka marrë vizën e artë për Dubai dhe nëse i duheshin miliona investime për këtë.
Nga VMRO thonë se qytetarët meritojnë transparencë dhe shpjegim nëse “heshtja” është një përpjekje për të fshehur transaksionet financiare të paargumentuara.



