BallinaLAJMEKosovëKurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët

Kurti ftesë LDK-së për koalicion, ja si reagojnë opozitarët

Lëvizja Vetëvendosje që është fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit është kthyer drejt partive shqiptare në kërkim të një koalicioni për formimin e institucioneve, pasi nuk ka numrat e mjaftueshëm.

Të hënën, kreu i kësaj partie, Albin Kurti i ka dërguar ftesë Lidhjes Demokratike të Kosovës për një takim “konsultativ” para seancës konstituive të Kuvendit dhe procesit të formimit të Qeverisë së re.

Kurti e ka ftuar për takim kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun më 9 prill në orën 15:00 ose më 10 prill në orën 09:00 ose 14:00.

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të dalë me një përgjigje nëse do të shkojë në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Megjithatë, pasditen e së martës, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku tha se qëndrimet e partisë karshi Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.

E nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se deri më tani, ftesa ka shkuar vetëm në drejtim të partisë së tretë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo ftesë ndaj LDK-së, sipas Konjufcës ka ardhur pasi nuk e kanë arritur qëllimin e tyre për formimin e qeverisë pa ndihmën e partive opozitare.

Javën e kaluar, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar përfaqësues të komuniteteve joshumicë që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me përjashtim të Listës Serbe.

Lajme te lidhura

spot_img