Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Çellopek të Tetovës, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin që kalon pranë fshatit.
Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit kanë arritur me shpejtësi në vendngjarje dhe kanë arritur të nxjerrin nga vetura të gjithë personat e përfshirë.
Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, personat kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Klinik të Tetovës.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.



