I ka mjaftuar një gol i realizuar nga spanjolli Marc Cucurella, që Chelsea t’i arkëtojë 3 pikë ndaj Leicesterit në Premier League.
Pas këtij triumfi “Blutë” e Londrës e kanë rrëmbyer vendin e katërt në tabelë, pozitë kjo që siguron pjesmarrjen në Ligën e Kampionëve, edicionin e ardhshëm, raporton Klankosova.tv.
Kjo bëri që kampioni aktual i Anglisë, Manchester City, të zbres i pesti, për momentin jashtë zonës ‘Champions’.
“Citizëns’ humbën dje nga Nottingham Forest, duke e regjistruar disfatën e nëntë kampionale, e që kaq herë nuk ishte mposhtur në dy edicionet e kaluara bashkë.



