BallinaLAJMEShqipëriKaramuço: Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë edhe...

Karamuço: Do të ketë arrestime të tjera para zgjedhjeve, e dinë edhe vetë politikanët

Mbrëmjen e djeshme, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një deklaratë të fortë në emisionin Top Story, duke paralajmëruar arrestime të nivelit të lartë para zgjedhjeve të 11 majit. Karamuço theksoi se janë të pranishme gjasat që të ketë zhvillime të tjera në hetimet që po bëhen nga SPAK (Prokuroria Speciale Anti-Korrupsion), dhe se ky proces do të ndikojë në fushatën zgjedhore.

Ai tha se, pavarësisht dëshirës për të shmangur këtë, SPAK është tashmë i angazhuar në një fushatë zgjedhore dhe se “para 11 majit do të ketë arrestime të tjera”. Karamuço e konsideroi të mundshme që këto arrestime të jenë të nivelit të lartë, duke shtuar se çdo provë që do të dalë do të rezultojë në masa të menjëhershme.

“Duam apo nuk duam, në SPAK po futet në një fushatë zgjedhore. Edhe para 11 majit do të ketë arrestime të tjera. Gjasat janë se do ketë arrestime të nivelit të lartë, pasi po doli fakti do merret menjëherë masa. Prandaj politika po ndihet e kërcënuar para garës elektorale, pasi e dinë, kanë informacione,” tha Karamuço.

Deklaratat e eksperti janë bërë në një moment kur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit është në pritje, dhe shumë aktorë të politikës shqiptare po ndjehen të kërcënuar nga mundësia e arrestimeve që mund të ndodhin në periudhën e ardhshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Lajme te lidhura

spot_img