Mbi 60 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta mbështesin qasjen e vendit në BE. Në aspektin etnik, duket se shqiptarët pa përjashtim vazhdojnë ta ndjekin ëndrrën për anëtarësimin e vendit në BE. Sipas të dhënave hulumtuese të Institutit për Demokraci, “Societas Civilis” dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”, te popullsia maqedonase, ai numër është pothuajse në gjysmë.
“Politika e zgjerimit, normalisht se do të jetë e rënduar për shkak të rrethanave, por megjithatë BE-ja duhet të jep përgjigje, të ulet në tryezë ashtu siç e bëjnë amerikanët dhe rusët, veçanërisht tani që supozohet të ketë bisedime për ndonjë traktat të paqes për Ukrainën”, tha Daniel Braun, Drejtor i zyrës së “Konrad Adenauer” Shkup.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, tha se duhet të punohet në përshpejtimin e reformave, dhe në kthimin e besimit te zgjerimi.
“Përse kështu, nga njëra anë duhet të ndihmojmë që të përshpejtohen reformat e nevojshme, të zbatohen sa më shpejtë, që qytetarët ta shohin se cilat janë përfitimet e reformave në kohë reale. Dhe nga ana tjetër në aspekt politik, jo vetëm në mënyrë dypalëshe por duhet të ballafaqohemi me të gjitha sfidat e mëdha, me qëllim që si Evropë do të na vendoste në pozicionin e fuqisë së bashkuar”, u shpreh Mihalis Rokas, Ambasador i BE-së në Shkup.
Në aspekt të partive politike, mbështetësit e social demokratëve dhe partive të bllokut shqiptarë, pa asnjë përjashtim, kanë pothuajse nivel konsesual të mbështetjes ndaj BE-së, por është shënuar edhe një rritje e dukshme e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së.



