BallinaLAJMEMaqedoniVLEN: 17 vite shtet – Marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut më të forta...

VLEN: 17 vite shtet – Marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut më të forta se kurrë!

Koalicioni VLEN, uron Kosovën, Presidenten shkëlqesinë e saj Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Maqedonia e Veriut ashtu si çdo herë vazhdon ta përkrah dhe të qëndroj afër Kosovës. Si një nga vendet e para që njohëm Kosovën, vazhdojmë të qëndrojmë afër Kosovës në çdo proces të saj.

Ne, si përfaqësues të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë krah Kosovës, duke ndihmuar në çdo proces që forcon shtetin e saj dhe e afron me integrimet euro-atlantike. Marrëdhëniet tona të ngushta politike, ekonomike dhe kulturore janë themeli i një bashkëpunimi të fortë e afatgjatë.

Lajme te lidhura

spot_img