Kremlini po mbledh një ekip negociatorësh të nivelit të lartë për t’u angazhuar në bisedime të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kirill Dmitriev, një këshilltar i afërt i Putinit, do të fokusohet në rikuperimin e marrëdhënieve ekonomike midis SHBA-së dhe Rusisë, ndërsa të dy palët përpiqen arrijnë një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë.
Është një zotëri nga Rusia. Emri i tij është Kirill, dhe ishte shumë i rëndësishëm në këtë shkëmbim. Ai ishte një bashkëbisedues i rëndësishëm, që lidhte të dyja palët” tha Witkoff.
Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të sanksionuar të Rusisë, ka qenë një mbështetës i hapur i Trump nga brenda elitës politike të Rusisë, duke thënë se fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA “tregon se amerikanët e zakonshëm janë të lodhur nga gënjeshtrat e paprecedenta, paaftësia dhe keqdashja e administratës Biden”. Ai shtoi se fitorja e Trump hap mundësi të reja për rikuperimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Përfshirja e Dmitriev nga Kremlini, tregon se fokusi i strategjisë negociuese të Rusisë do jetë në uljen e sanksioneve, si dhe në riparimin e lidhjeve të dëmtuara ekonomike me Perëndimin.



