Të enjtën më (16 janar) me fillim nga ora 19:00, në Qendrën e Kulturës “Iljo Anteski-Smok” në Tetovë do të hapet ekspozita personale e piktores nga Kosova Liridona Gjuka Bogu, me titull “Tingujt Vizual” me kurator Hajrush Fazliu.
Kjo ekspozitë ofron një kombinim unik të artit vizual dhe ndjesive të tingujve te elementeve figurative për të krijuar një përvojë të veçantë artistike.



