„Sot, me iniciativën time, po mbahet një takim pune me më shumë se 30 shoqata, me një pikë të vetme në rend dite, dhe kjo është shqyrtimi i Programit për subvencionim për vitin 2025, konkretisht Programi për pagesa direkte dhe Programi për zhvillimin rural“, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.
„Do të punojmë së bashku për të miratuar Programe që do të kontribuojnë në zhvillimin e bujqësisë maqedonase. Kjo që po bëjmë si aktivitet është hapja e dyerve të Ministrisë në kuptimin e vërtetë të fjalës, me qëllim që të punojmë bashkërisht dhe në partneritet në pjesën e sektorit,“ theksoi ministri.



