BallinaUncategorizedToshkovski për vrasjen e Rosicës dhe babait të saj: MPB ka parashtruar...

Toshkovski për vrasjen e Rosicës dhe babait të saj: MPB ka parashtruar padi penale, Prokuroria është ajo e cila nuk ka kërkuar masë paraburgimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski lidhur me vrasjen në Veles deklaroi se MPB ka parashtruar padi penale për personin që i vrau Rosica Kocevën dhe babain e saj, pas çka kreu vetëvrasje, dhe potencoi se prokuroria është ajo që propozon, ndërsa gjykata cakton masë paraburgimi dhe sjellë aktvendim. Toshkovski tha se është e turpshme të gënjehet dhe të manipulohet opinioni për shkak të disa pikëve të caktuara politike.

“Kush në këtë shtet shqipton masë paraburgimi, dhe kush në këtë shtet shqipton masë burgimi përkatësisht dënim me burg?Kush në këtë shtet mund të parashtrojë aktakuzë? Në pyetjen e parë prëgjigja është e thjkeshtë gjykata mund të caktojë masë paraburgimi, në pyetjen e dytë vetëm prokuroria mund të propozojë masë paraburgimi. Në këtë situatë, unë nuk them se ka pasur apo nuk ka pasur faj edhe në kuadër të veprimit të MPB-së. ka kontroll të brendshëm, do tët regojë hetimi nëse Ministria ka fshehur apo nuk ka fshehur, por është e turpshme të gënjehet opinioni dhe të manipulohet opinioni se Toshkovski është fajtor. Përse? Përse gjykata ka sjellë dënim me kusht. Përse Toshkovski është fajtor? Për shkak se prokuroria publike nuk ka kërkuar masë paraburgimi”, tha ministri Toshkovski në intervistë për emisionin Tema e ditës në Sitel.

Sipas tij, duhet të parashtrohen pyetje të tjera nëse për këtë lloj të veprave penale duhet të ketë sanksione më të ashpra, nëse duhet të procesohen ndryshe në kuadër të LKP dhe të tjera.

Për paralajmërimin se nesër do të ketë protesta para MPB-së lidhur me femicidin në Veles dhe vrasje të tjera të grave, ministri Toshkovski tha se nuk e konteston të drejtën e protestës, por se dihet kushë është gjykata në shtet, dhe kush prokurori.

Toshkovski potencoi se MPB ka parashtruar padi penale për kryesin dhe pyet nëse prokuroria ka kërkuar masë paraburgimi.

“A ka shqiptuar gjykata masë parfaburgimi për vrasësin? MPB ka parashtruar padi penale. MPB i ka ndërmarrë veprimet që është dashur të ndërmerren. A kanë qenë ato në kohë, adekuate, në pajtim me standardet profesionale, do të kotnrollojmë por e ka parashtruar padinë penale. Përse prokuroria nuk ka kërkuar masë paraburgimi? Përse gjykata kur e ka sjellë aktvendimin, ka sjellë dënim me kusht? Përse nuk ka sjellë dënim me burg? po të kishte sjellë dënim me burg dhe po të kishte caktuar masë paraburgimi tani Rosica do të ishte gjallë”, tha Toshkovski.

Lajme te lidhura

spot_img