BallinaUncategorizedNikolloski: Për 40 për qind është rritur ndërtimi i autostradave, mbi 70...

Nikolloski: Për 40 për qind është rritur ndërtimi i autostradave, mbi 70 për qind është realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit

Numri i punëtorëve në akset e autostradave të cilat i ndërton konzorciumi “Bektel dhe Enka” jo vetëm që nuk është pakësuar, por është shtuar, kemi rritje të aktiviteteve ndërtimore për 40 për qind në akset e autostradave, ndërsa realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit është mbi 70 për qind, që paraqet rekord në historinë e shtetit dhe në nivel Qeverie, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Lidhur me aktivitetin, ndërtimi i projekteve të këtilla nuk është çështje e vizuelizimit, por është çështje e fakteve dhe shifrave. Krahasuar, në dhjetor të vitit 2024 janë përfunduar punë në vlerë prej 10,7 milionë euro, dhjetor të vitit 2025, punë në vlerë prej 19,1 milionë euro, pothuajse 9 milionë më shumë. Më tej, janari 2025 9,7 milionë euro, janari 2026 12,2 milionë euro, shkurti 2025 8,5 milionë euro, shkurti 2026 13 milionë euro, që është rritje serioze. Këtë e tregon Enti shtetëror i statistikave, në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ndërtimtaria pati rritje prej 21 për qind, ndërsa në tremujorin e katërt rritja ishte 16,7 për qind”, potencoi Nikollovski në emisionin “Vetëm Intervistë”.

“Realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Transportit, për çka jam posaçërisht krenar është mbi 70 për qind. Shpresoj se me ribalancin do të kemi edhe mjete shtesë, sepse këto mjete deri në ribalanc ne do t’i shpenzojmë, që është mirë për shtetin, sepse mjetet tona janë më të shfrytëzuara në kuptim të rritjes”, potencoi zëvendëskryeministri, theksojnë nga Ministria e Transportit.

Lajme te lidhura

spot_img