BallinaNë fokusGazetaria pasioni im, jeta ime

Gazetaria pasioni im, jeta ime

BUkuria e shpirtit ekspozohet nepermjet veprave te mira. A ka veper me te bukur se te shkruash nje liber? Eshte nje rindertit me i mire qe i bejme vetes? Gabriel Garsia thoj qe profesioni me i bukur ne bote eshte gazetaria . Mbase ai duke punuar si reporter ka mundur qe te hulumtoj nje storje qe me vone do te behet nje best seller i diteve tona, “Anije humburi ” ,eshte vpra qe ka mbetur ne sirtaret e drejtsise me shume se 20 vite per te marre epilogun e vet. Sot shume njerez vdesin nga deshira per te fituar cmimin “Nobel” ,Garsia ka punuar gjate kohe qe te jete fitues i ketij cmimi prestigjioz nderkombetar. Pervec librit, nje nga pasionet e mia eshte edhe fotografia por gjithsesi ajo gazetareske. Fotografia në gazeta ndikon tek ndjenjat më të thella të lexuesit dhe të procesit të tij mendor, mendimet e tij për ngjarjen, ndikon tek qëndrimi i tij për një ngjarje të caktuar dhe tek këndvështrimi i tij për jetën. Fotografia në medie e ndryshon vizionin e botës, lexuesve ua hap sytë para asaj që në realitet i mbajnë mbyllur.Në foto gazetari ekzistojnë shumë pengesa të cilat na paraqiten çdo ditë gjatë ndërtimit të këtij profesioni, por kur ta hapni gazetën ose revistën dhe ta shihni fotografinë me emrin tuaj nën të, do ta ndjeni ngrohtësinë e këtij profesioni…. Fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit te imazheve permanente duke kapur dhe rezervuar stimujt fizikë në një shtresë materiali fotosensitiv. Kjo përfshin regjistrimin e dritës të reflektuar nga një objekt në një material të ndjeshëm nëpërmjet një ekspozimi me një kohë të caktuar. Ky proces mund të kryhet mekanikisht, kimikisht ose në mënyre digjitale nëpërmjet objektit të njohur si aparati fotografik Emri fotografi vjen nga greqishtja prej fjalës φως phos (“dritë”), dhe γραφις graphis (“penel”) ose γραφη graphê, që së bashku krijojnë kuptimin “vizatim me dritë”…. Njerëzit i duan fotografitë, i mbajnë mend, i kuptojnë dhe besojnë në atë që e shohin. Prandaj, fotografia duhet të jetë interesante dhe informuese dhe tek ai që e sheh të zgjojë disa ndjenja të cilat një tekst i thjeshtë, pa fotografi nuk do t’i kishte zgjuar. Fotografia duhet të tërheqë vëmendje dhe ta mbajë interesimin e lexuesit. Ai moment ka edhe një vlerë komunikologjike të llojit të veçantë. Nga ana tjetër, fotografia është edhe shikim i një situate të caktuar nëpërmjet syrit (objektivit) të fotoreporterit dhe redaktorit të cilët këtë fotografi e kanë inkuadruar në atë mënyrë që ata mendojnë se do të ndikojë tek lexuesit. Fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari. Ajo, përveç transmetimit të informacionit, duhet të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske qëndron në atë se gjithnjë e më shumë funksioni i saj i vetëm është ta plotësojë hapësirën, boshllëkun në tekst, ose ndërmjet dy teksteve. E keni ndegjuar shprehjen se nje fotografi vlene me shume se 1000 fjale ,por a jemi në gjendje çdo herë që ato fjalë t’i dallojmë dhe lexojmë nga fotografia adekuate? A dinë mediet që me fotografinë të na përcjellin një mesazh jo vetëm prej 1 mijë, por edhe prej më shumë mijëra fjalësh? Fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari. Ajo, përveç transmetimit të informacionit, duhet të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske është se gjithnjë e më shumë roli i saj është që ta mbushë hapësirën, boshllëkun në tekst ose midis dy teksteve. Ka shumë arsye për këtë, dhe njëra është se në shumicën e medieve nuk ekziston redaktor për fotografi, por këtë funksion e kryen ndonjë dispeçer, ueb dizajner, kompjuterist, i cili merret edhe me të gjitha punët e tjera dhe për të cilin fotografia gazetareske është një gjë shumë e largët dhe e huaj. Fotografia nuk duhet të jetë vetëm ilustrim i tekstit, por edhe një shprehje e fuqishme e autorit. Ajo është tregim përmes fotografive dhe transmetim i të vërtetës. Prandaj, fotografia duhet të jetë e saktë. Ajo paraqet një dëshmi dhe dokument. Është një mënyrë e fuqishme dhe efikase që të nxisë një kuptim më të mirë të botës në të cilën jetojmë. Fotografia në medie është „dritare drejt botës” dhe duhet të mundësojë që numër sa më i madh i njerëzve t’i shohin fotografitë për ngjarjet që mund ta tërheqin vëmendjen e tyre. Ajo shënon një situatë, një moment, një ngjarje të caktuar. Foto gazetaria ose fotografia në lajm dhe informacion, si dhe vetë fotografia si lajm aspak nuk janë pjesë e veçantë e gazetarisë. Fotografia në medie në kohët e fundit pësoi një ndarje në foto-lajme, blic lajme dhe „lajme në përgjithësi”. Edhe në mediet tona gjithnjë e më shpesh hasim lajme blic (më parë kjo kategori quhej „Flash News”). Në mediet botërore dhe rajonale këtij zhanri i kushtohet vëmendje e veçantë (dhe trajnim i gazetarëve dhe fotoreporterëve të rinj). Prandaj, paralelisht me këtë leksion do tu kisha rekomanduar kolegëve të rinj ta hapin edhe аrkivi i World Press Photo, sepse ky konkurs prestigjioz Holandez për fotografi gazetareske ka ndikim të madh në zhvillimin e fotografisë gazetareske si lajm, sepse i kushton vëmendje të veçantë „Spot News”-it që tek ne do të përkthehej si foto lajm. Nëse do donim që ta definojmë këtë kategori, duhet të themi se kjo është fotografi me të cilën është shënuar ndonjë ngjarje që nuk është e parashikueshme, ose, edhe pse paraprakisht është ditur për të, ose nuk ka mundur të parashihet epilogu i saj. Këtu bëjnë pjesë aksidentet, zjarret, vjedhjet, vërshimet, rrahjet… E Vertete fotografija eshte mjeti me i mire per te fokusuar nje moment te vecant te jetes . POr fotografia gjithashtu është një ndër format më të forta të vetëshprehjes . Një moment, një subjekt, spontanitet, fokus dhe përcjell ndjesitë më pozitive të një mesazhi që lë mbresa të thella.Fotografia nuk ka nevojë për fjalë, por kënaqësia që merr nga të bërit art duhet transmetuar për të frymëzuar.Fotografia është arma më e fortë për të shprehur veten dhe ndoshta për të luftuar. Fotografia nuk do të thotë vetëm të shkrepësh por shërben si komunikim, gjë që sot është fuqia më e madhe, sidomos nëse bëhet me dashuri. Sot është e vështirë të gjenden njerëz që nuk e duan fotografinë. Rrjetet sociale kanë bërë që të rinj e të moshuar të afeksionohen pas publikimit të imazheve. Fotografia gjithmonë duhet të jetë e lidhur ngushtë me temën që e përpunon, gjegjësisht me ngjarjen të cilën e përshkruan lajmi. Domethënë lajmi, informacioni pa fotografi duket sikur ngjarja të mos ketë ndodhur. Sa është kjo me rëndësi, më së miri e ilustron protesta e gazetës franceze Liberasion, e cila në shenjë mbështetjeje ndaj fotografëve dhe fotoreporterëve që për shkak të punës së tyre janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, publikoi publikoi një numër të gazetës pa fotografi. Funksioni i reporterit nuk është që të shkruajë lajme, por t’i kapë ato me kamerë. Njerëzit janë pjesa më e rëndësishme e çdo fotografie gazetareske. Njerëzit janë elementi kyç për fotografinë gazetareske. Fotografi duhet ta gjuajë atmosferën nëpërmjet objektivit dhe t’i japë dinamikë. Nëse në fotografi nuk ka njerëz, ajo është e vdekur dhe ngjan si një maketë. Me fotografinë dixhitale dhe telefoninë celulare, transmetimi i imazhit bëhet gjithmonë e më i shpejtë, ndërsa fotoreporterët bien në tundim që të „gjuajnë” momente që janë vizualisht tërheqëse, por shpesh janë skajshmërisht joetike (për shembull, patenti i zbërthyer i kryeministrit). Me këtë edhe fotografia e gazetar tabloidizohet, ndërsa bie edhe kredibiliteti i fotoreporterëve. Kjo nënkupton se fotoreporterët dhe mediet duhet të respektojnë disa parime etike. Nga ana tjetër, na imponohet edhe pyetja nëse është e vërtetë ajo që e shohim në fotografi, ose ndoshta në këtë epokë të teknologjisë moderne kompjuterike dhe fotoshopit, dikush mund ta ketë lëvizur patentin e pantallonave të kryeministrit me qëllim. Në atë rast, ajo që është paraqitur në fotografi është gënjeshtër. Fotogazetaria dhe fotoreporterët, duhet të kenë një etikë të fortë dhe të bëjnë që çdo gjë që publikohet të jetë e drejtë, dryshe mediet shndërrohen në tabloide të cilave askush nuk u beson, por lexohen vetëm për argëtim. Në lajmet e rregullta dhe informacionet bëjnë pjesë konferencat, vizitat dhe takimet e personave të rëndësishëm dhe këto fotografi kanë një dozë të caktuar të planifikimit, këto fotografi, si dhe portretet, janë fotografi tematike që mund të planifikohen paraprakisht. Ku mund, dhe ku s’mund të bëhen fotografi? Ku përfundon e drejta e opinionit që të dijë, ndërsa ku fillon e drejta e individit për privatësi? Kjo është shumë e vështirë për tu kufizuar, por ekzistojnë disa konsensuse gjenerale se nëse personi gjendet në privatësinë e shtëpisë, familjes apo zyrës së vetë, atëherë është jashtë fushëveprimit të aparatit fotografik, përveç në rastet kur fotoreporteri është i ftuar brenda (shembuj nga situata të ndryshme). Mediet e reja kanë ndryshuar shumë gjëra në botën e gazetarisë dhe fotografisë gazetareske. Para së gjithash, informacionet janë në dispozicion të blogerëve dhe qytetarëve. Shikoni shembuj kur bëhet fjalë katastrofat e mëdha natyrore, trazirat, protestat, aksidentet… kush është i pari në vendin e ngjarjes? „Qytetarët e thjeshtë”. Me vetë këtë fakt ato janë në gjendje të raportojnë të parët për një ngjarje. Kështu, me zhvillimin e internetit kemi një formë të re të të ashtuquajturës „gazetari dhe fotoraportim qytetar”, të cilat i referohen rolit aktiv të qytetarëve në procesin e raportimit, analizimit dhe shpërndarjes së lajmeve. Në situata të tilla foto informatat i bëjnë qytetarët, i shpërndajnë nëpërmjet telefonave celular ose internetit. Rëndësia e gazetarisë dhe fotoraportimit qytetar nëpër rrjetet sociale Twitter dhe Facebook është se janë mjete nëpërmjet të cilave informacionet dhe fotografitë mund të dërgohen më shpejtë dhe më me efikasitet, sesa në rastet e gazetarisë tradicionale. Megjithatë, këtu mediet janë tërësisht jokorrekte kur bëhet fjalë për të drejtat e autorit. Keqpërdorimi i veprës së autorit është më i shpeshtë nëpër mediet e shtypura, por edhe tek portalet. Shumë gazeta ditore, revista dhe portale shpesh përdorin ilustrime për tekstet e tyre, publikojnë fotografi dhe „harrojnë” të shënojnë se nga i kanë marrë ato.

Lajme te lidhura

spot_img