BallinaKulturëShkëlqim Islami pjesë e projektit ndërkombëtar në Malmo

Shkëlqim Islami pjesë e projektit ndërkombëtar në Malmo

Në Malmo të Suedisë ka nisur realizimi i projektit ndërkombëtar “UNRECOGNIZED”, një bashkëprodhim mes Ornproduktion, Qendrës Multimedia dhe Teatrit Shqiptar në Shkup, shkruan KultPlus. Në këtë projekt janë përfshirë edhe institucione teatrore nga Evropa, përfshirë teatro nga Stokholmi, Malmo, Goteborg, Tbilisi dhe Kyiv. Në kastën ndërkombëtare të aktorëve, Teatri Shqiptar përfaqësohet nga aktori Shkëlqim Islami. “UNRECOGNIZED” trajton tema si identiteti, zhvendosja dhe realiteti i territoreve të paidentifikuara në Evropë, duke synuar të nxisë dialog dhe reflektim përmes një bashkëpunimi ndërkulturor. Premiera e shfaqjes pritet të mbahet në Teatrin Shqiptar të Shkupit në fillim të muajit tetor.

Lajme te lidhura

spot_img