BallinaLAJMETurqia: NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe nuk duhet të intervenojë në ngushticën...

Turqia: NATO-ja është aleancë mbrojtëse dhe nuk duhet të intervenojë në ngushticën e Hormuzit

Anëtaret e NATO-s nuk kanë për obligim t’i ndihmojnë SHBA-në dhe Izraelin në luftën me Iranin, deklaroi ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp u dha ultimatum aleatëve të gjejnë zgjidhje për hapjen e sërishme të ngushticës së Hormkuzit në afat prej disa ditësh, kumtoi “Juronjus”.

Bolat, në intervistë për “Juronjus”, e theksoi natyrën mbrojtëse të Aleancës.

“NATO-ja fillimisht është e pranishme si fuqi për kundërpërgjigje me qëllim që të ruhet paqja dhe siguria e kontinentit evropian, por edhe në botë”, tha Bolat.

Në pyetjen nëse anëtaret e NATO-s kanë të drejtë t’ia përkujtojnë Trampit se Aleanca është me karakter mbrojës dhe se nuk ka marrë pjesë në planifikimin e konfliktit, Bolat u përgjigj: “Po”.

Trampi ultimatumin ia parashtroi sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, gjatë vizitës së tij në Uashington.

Edhe përkundër armëpushimit të përkohshëm të arritur të martën në mbrëmje, vetëm një numër i kufizuar i anijeve arritën të kalojnë nëpër ngushticë. Koalicioni prej rreth 40 vendeve, kryesisht i prëbërë nga anëtare të NATO-s, së bashku me Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë, punuan në strategjinë për sigurim të rrugës ujore pas përfundimit të konfliktit. Megjithatë, Trampi insistoi për zgjidhje urgjente që do të përfshinte sistemim të resurseve ushtarake dhe forcave detare.

Anëtaret e NATO-s paraprakisht i hodhën poshtë thirrjet e SHBA-së për mbështetje të fushatës ushtarake në Iran, duke cekur se nuk ishin konsultuar para sulmit. Ata, gjithashtu, e konfirmuan natyrën mbrojtëse të Aleancës dhe i hodhën poshtë pohimet e Shtëpisë së Bardhë se janë të detyruar të intervenojnë së bashku me SHBA-në.

Lajme te lidhura

spot_img