Transporti publik i autobusëve në Shkup për festat e Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të ditës së diel, informojnë nga NQP Shkup.
“Me rastin e festës së Pashkëve, gjatë fundjavës së vazhduar nga 10 deri më 13 prill, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të ditës së diel. Të shtunën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të funksionojnë me orar të rregullt pune: biletaritë që punojnë në një ndërrim do të jenë në dispozicion nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa biletaritë dhe qendrat e personalizimit që punojnë në dy ndërrime do të funksionojnë nga ora 08:00 deri në 18:00. Të premten dhe të dielën, biletaria në Qendrën e Transportit do të jetë në detyrë, me orar pune nga ora 08:00 deri në 14:00. E hëna është ditë pushimi për të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit”, njoftoi NQP – Shkup.
Nga NQP-Shkup informon se Teleferiku nga e premtja deri të dielën do të punojl me orar të rregullt nga ora 10 eri në 18, ndërsa të hënën zakonisht si çdo të hënë – nuk do të punojë.
“Ju kujtojmë se çdo të hënë dhe çdo të premte të fundit të muajit, për Teleferikun janë ditë jopune”, shtuan nga NQP – Shkup.



