BallinaKurioziteteTetë vetura të lira por që duken të shtrenjta

Tetë vetura të lira por që duken të shtrenjta

humë njerëz harrojnë se çmimet brenda një marke veture mund të lëvizin shumë. Vetëm sepse një veturë ka markën e luksit, nuk do të thotë që është e paarritshme për buxhetin tënd. Çdo markë e njohur luksoze ka modelet e saj më të përballueshme.

Tetë vetura që do të të bëjnë të dukesh dhe ndoshta të ndihesh si milioner:

1. Mercedes-Benz E-Class ose Volvo V70 Wagon

Çmimi: 5,000 – 12,000 dollarë

Familjet elitare i kanë përdorur shumë para se veturat e larta sportive të bëheshin trend.

2. Maserati GranTurismo (2008–2012)

Çmimi: 15,000 – 20,000 dollarë

Modeli i parë GranTurismo ngjan shumë me versionin 2025 që kushton mbi 100 mijë dollarë.

3. BMW 5 Series F10 (2011–2015)

Çmimi: 6,000 – 11,000 dollarë

Kjo veturë bën të duket sikur është e ndonjë biznesmeni edhe kur ka shumë kilometra.

4. Jaguar XK (2007–2010)

Çmimi: 10,000 – 15,000 dollarë

Ka një dizajn elegant dhe luksoz.

5. Mercedes-Benz SL (R230, 2003–2006)

Çmimi: 7,000 – 10,000 dollarë

Një kabriolet që e bën këtë veturë tepër tërheqëse.

6. Hyundai Equus (2011–2016)

Çmimi: 10,000 – 20,000 dollarë

Vetura është pa logon e zakonshme Hyundai, por ka vetëm një emblemë elegante që e bën të duket si një veturë të tipit të ri.

7. Audi A8 D3 (2004–2010)

Çmimi: 9,000 – 14,000 dollarë

Kjo veturë jep ndjesinë e një veture të qëndrueshme dhe shihet shpesh rrugëve.

8. Tesla Model X (2016–2017)

Çmimi: 20,000 – 30,000 dollarë

Forma e saj nuk ka ndryshuar shumë në nëntë vjet, prandaj shumë njerëz e ngatërrojnë veturën e vitit 2016 me atë të 2025-tës të 100,000 dollarëve.

 

Lajme te lidhura

spot_img